8 orë më parë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili po qëndron për vizitë në Türkiye, është pritur në takim nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në zyrën presidenciale në Dolmabahçe.
Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes Hakan Fidan, ministri i Mjedisit, i Urbanizimit dhe i Ndryshimeve Klimatike i Türkiyes Murat Kurum, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes Fahrettin Altun, si dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.