Politikë
1 minuta leximi
Deklarata e Ankarasë mbështet rindërtimin e Karabakut dhe Zangezurit Lindor
Sipas deklaratës, Türkiye, Azerbajxhani dhe Uzbekistani përsëritën gjithashtu mbështetjen e tyre të qartë për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve ndërkombëtarë të njëri-tjetrit.
Deklarata e Ankarasë mbështet rindërtimin e Karabakut dhe Zangezurit Lindor
Deklarata e Ankarasë mbështet rindërtimin e Karabakut dhe Zangezurit Lindor
27 Shkurt 2025

Deklarata e Ankarasë e nënshkruar sot mes Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Uzbekistanit e ripohon rëndësinë e kontributit në përpjekjet e rindërtimit dhe rehabilitimit të Azerbajxhanit, përfshirë aktivitetet e çminimit në rajonet e Karabakut dhe Zangezurit Lindor.

Sipas deklaratës, tri vendet përsëritën gjithashtu mbështetjen e tyre të qartë për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve ndërkombëtarë të njëri-tjetrit.

Deklarata u nënshkrua nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, dhe nga homologët i tij nga Azerbajxhani, Jeyhun Bayramov, dhe nga Uzbekistani, Bakhtiyor Saidov, pas një konference të përbashkët për media të mbajtur në Ankara.

Fidan e përshëndeti Korridorin e Mesëm si rrugën tregtare më të besueshme, më të shpejtë dhe me kosto më të ulët që lidh Azinë dhe Evropën.

Kryediplomati turk theksoi se zinxhirët e furnizimit në botë janë ndërprerë për shkak të pandemisë së COVID-19, luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Duke nënvizuar se vëllimi më i madh i tregtisë në botë zhvillohet midis Azisë dhe Evropës, Fidan tha: "Turkiye, Azerbajxhani dhe Uzbekistani janë në zemër të kësaj rruge".

Konferenca për media u mbajt pas takimit të dytë trepalësh të ministrive të punëve të jashtme, transportit dhe tregtisë të Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Uzbekistanit.

Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us