Politikë
1 minuta leximi
Greqi, fermerët protestë me traktorë në Selanik
Shoqatat greke të fermerëve kanë protestuar prej disa javësh, duke kërkuar mbështetjen e qeverisë për çështje të ndryshme.
Greqi, fermerët protestë me traktorë në Selanik
Greqi, fermerët protestë me traktorë në Selanik
27 Shkurt 2025

Fermerët në Selanik të Greqisë kanë mbajtur një protestë të enjten me traktorët e tyre, duke kërkuar mbështetje nga qeveria.

Duke dalë në rrugë me dhjetëra traktorë, protestuesit u mblodhën në qendër të qytetit.

Fermerët mbajtën fjalime të ndryshme dhe më pas ecën drejt një hoteli ku po mbahej një aktivitet me pjesëmarrjen e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis.

Protesta përfundoi pasi policia mori masa të forta sigurie dhe mbylli rrugët drejt hotelit.

Aksioni u mbështet edhe nga bletarët dhe blegtorët.

Shoqatat greke të fermerëve kanë protestuar prej disa javësh, duke kërkuar mbështetjen e qeverisë për çështje të ndryshme.

Në mënyrë që të ulet kostoja e prodhimit, ata kërkojnë që karburanti dizel që përdoret në bujqësi të përjashtohet nga taksat, të ulet çmimi i energjisë elektrike, të hiqet TVSh-ja nga blerjet e bëra për aktivitete bujqësore, të mbulohen të gjitha dëmet në tokat bujqësore nga fatkeqësitë natyrore dhe të rriten pensionet.

Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us