Politikë
2 minuta leximi
BeH: Një vit burg për Dodikun dhe 6 vite ndalesë si Presidentit të RS-së
Millosh Llukiq u lirua nga akuzat me aktgjykim të shkallës së parë të Gjykatës së BeH.
BeH: Një vit burg për Dodikun dhe 6 vite ndalesë si Presidentit të RS-së
BeH: Një vit burg për Dodikun dhe 6 vite ndalesë si Presidentit të RS-së
27 Shkurt 2025

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës dha një vendim të mërkurën duke dënuar Millorad Dodikun me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim nga mbajtja e detyrës së Presidentit të Republikës Sërpska për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në BeH-së.

I pandehuri i dytë në këtë rast, Millosh Llukiq, është liruar nga akuzat për kryerjen e veprës penale të lartpërmendur, ka konfirmuar Gjykata e Bosnjës e Hercegovinës.

Asnjë nga të pandehurit apo avokatët e tyre nuk mori pjesë në shpalljen e vendimit para Gjykatës së BeH-së.

Vendimi është aktgjykim i shkallës së parë dhe Dodik dhe Lukiq kanë të drejtë ankese ndaj tij.

Presidenti i Republika Sërpskës, Millorad Dodik, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të "Gazetës Zyrtare të RS" Milosh Lukiq akuzohen se nga 1 deri më 9 korrik 2023 në Banja Lukë, të informuar dhe me vetëdije se Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt, ka miratuar vendim me të cilin ka penguar hyrjen në fuqi të dy ligjeve, kanë vazhduar me punë duke mos i zbatuar vendimet e Përfaqësuesit të Lartë. Bëhet fjalë për Ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH-së dhe Ligji për Ndryshimet në Ligjin për Publikimin e Ligjeve dhe Rregulloret e tjera të RS-së.

Moszbatimi i vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në BeH është vepër penale, e dënueshme me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Në fjalët e saj përfundimtare në gjyq, Zyra e Prokurorit të BeH-së kërkoi një dënim më afër maksimumit ligjor, si dhe ndalimin e mbajtjes së funksioneve publike për një periudhë prej 10 vjetësh. Mbrojtja kërkoi një lirim. Procesi gjyqësor zgjati një vit.

Që nga fillimi i gjyqit, Dodik ka ushtruar presion mbi Gjykatën e BeH-së dhe mbështetësit e tij janë mbledhur para ndërtesës së Gjykatës përpara çdo seance.

Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us