Politikë
2 minuta leximi
Trump këmbëngul në idenë e dëbimit të palestinezëve nga Gaza
"Unë do të doja t'i çoja ata të jetojnë në një zonë ku mund të jetojnë pa ngacmime, trazira dhe dhunë," tha Trump.
Trump këmbëngul në idenë e dëbimit të palestinezëve nga Gaza
Trump
27 Shkurt 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përsëriti mbrëmë propozimin e tij kontravers që palestinezët të evakuohen nga Rripi i Gazës në Egjiptin dhe Jordaninë fqinje.

"Unë do të doja t'i çoja ata të jetojnë në një zonë ku ata mund të jetojnë pa ngacmime, trazira dhe dhunë", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se kishte diskutuar këtë çështje me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

“Kur shikoni Rripin e Gazës, ai ka qenë ferr për kaq shumë vite. Në atë zonë kishte qytetërime të ndryshme. Nuk filloi këtu. Filloi mijëra vjet më parë dhe gjithmonë ka pasur dhunë të lidhur me të. Ne mund t'i marrim ata njerëz të jetojnë në zona që janë shumë më të sigurta dhe ndoshta shumë më të mira, dhe ndoshta shumë më të rehatshme", tha Trump.

Ai njoftoi se këtë çështje do ta diskutojë edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili pritet ta vizitojë së shpejti ShBA-në.

Trump bëri propozimin e tij kontravers të shtunën, duke sugjeruar se ishte koha për të "pastruar" Rripin e Gazës dhe për të zhvendosur palestinezët në Jordani dhe Egjipt.

Autoritetet palestineze, jordaneze dhe egjiptiane e kanë hedhur poshtë kategorikisht propozimin e Trump.

Liga Arabe, Sllovenia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja gjithashtu hodhën poshtë propozimin kontravers të Trumpit dhe thanë se palestinezët kanë të drejtën e kthimit dhe se të gjitha përpjekjet për t'i çrrënjosur ata nga territori i tyre kanë dështuar.

Propozimi i Trumpit erdhi një javë pasi një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi në Gaza më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë më shumë se 47.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur më shumë se 111,000 që nga 7 tetori 2023.

Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us