Mijëra njerëz janë tubuar në Sheshin Sintagma në Athinë për të shprehur revoltën e tyre ndaj asaj që ata e perceptojnë si mungesë të drejtësisë dy vite pas aksidentit të trenit në Greqi që morën jetën e mbi 50 personave.
Punëtorët në grevë ndaluan fluturimet, si dhe transportin detar dhe tokësor në të gjithë vendin, ndërkohë bizneset u mbyllën, teatrot anuluan shfaqjet dhe kombi grek përjetoi një ndërprerje të gjerë herët në mëngjes.
Më 28 shkurt të vitit 2023, një tren pasagjerësh u përplas ballë për ballë me një tren mallrash pranë qytetit Tempi në Greqinë jugore dhe si pasojë humbën jetën 57 persona, përfshirë shumë studentë dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit.
Në raportin e përgatitur si rezultat i hetimeve për aksidenti, të publikuar dje, thuhet se aksidenti ka ndodhur për shkak të gabimit njerëzor, mungesës së personelit, vjetërsimit të infrastrukturës hekurudhore dhe trajnimit joadekuat.