Rajoni
1 minuta leximi
Kosova zyrtarisht anëtare me të drejta të plota në CECC
Gjykata Kushtetuese e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane, pas 13 vitesh nga aplikimi i saj në vitin 2011.
Kosova zyrtarisht anëtare me të drejta të plota në CECC
Kosova zyrtarisht anëtare me të drejta të plota në CECC
5 orë më parë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane, pas 13 vitesh nga aplikimi i saj në vitin 2011.

Gjykata Kushtetuese thekson se ky vendim shënon një moment historik për Kosovën dhe për sistemin e saj kushtetues, duke e integruar atë plotësisht në rrjetin evropian të gjykatave kushtetuese.

Pranimi i Kosovës në CECC u konfirmua gjatë takimit përgatitor të Rrethit të Kryetarëve, të Kongresit të XX-të të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, dhe i cili u mbajt sot në Tiranë.

Ky takim u organizua në kuadër te Presidencës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë si gjykata kryesuese e CECC-së për periudhën 2024-2027 dhe si organizatore e Kongresit të XX-të të kësaj Konference, i cili do të mbahet ne maj të vitit 2027.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetarë dhe përfaqësues nga 32 gjykata kushtetuese të pranishme anëtare te CECC-së.


Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us