Rreziqet afatgjata shëndetësore për pacientët e trajtuar me COVID-19 përfshijnë mundësi të shtuara për vdekje dhe çrregullime të organeve, edhe vite pas rehabilitimit të tyre.
Sipas një studimi mbarëkombëtar të botuar në revistën ‘Sëmundjet Infektive’ (Infestious Diseases), hulumtuesit ekzaminuan të dhënat e mbi 380 mijë personave, përfshirë mbi 60 mijë të shtruar në spital në vitin 2020 nga koronavirusi COVID-19.
Hulumtuesit gjurmuan shëndetin e personave për më shumë se 30 muaj, duke i krahasuar ata të shtruar në spital nga COVID-19 me një grup të kontrolluar nga popullsia e përgjithshme që nuk ishin shtruar në spital gjatë të njëjtës periudhë.
"Ne vëzhguam se subjektet e liruar të gjallë nga shtrimi në spital për COVID-19 kanë një rrezik të rritur 30-mujor të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe të shtrimit në spital nga të gjitha shkaqet", tha studimi, duke zbuluar se rreziqet ishin dukshëm më të larta për kushtet neurologjike, respiratore, renale dhe ato të lidhura me diabetin
Gjashtë muajt e parë pas shtrimit në spital ishin më kritike, me pacientët që përballen me pothuajse tre herë më shumë me rrezikun e vdekjes. Derisa rreziku ulet me kalimin e kohës, ai mbeti rreth 7 për qind më i lartë kur të dhënat shëndetësore u rishikuan dy vjet e gjysmë më vonë.
Pacientët e shtruar në spital me COVID-19 gjithashtu kishin një shkallë më të lartë të rrezikut për çrregullime kardiovaskulare në krahasim me grupin e përgjithshëm të popullsisë.
"Shumë pak studime vlerësuan pasojat e COVID-19 midis pacientëve të shtruar në spital me një ndjekje kaq të gjatë. Është me rëndësi të vlerësohet sa gjatë shtrimi në spital nga COVID-19 ka ndikim në shëndetin e pacientëve dhe përdorimin e kujdesit shëndetësor", shtuan ata.