Në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, 60 mijë besimtarë falën namazin e fundit të xhumasë para fillimit të muajit të Ramazanit.
Dhjetëra mijëra palestinezë që nga orët e mëngjesit u dyndën në xhaminë Al-Aksa për ta falur namazin e xhumasë.
Para faljes, policia izraelite në portat e xhamisë Al-Aksa kontrolloi kartat e identitetit të palestinezëve, ndërsa nuk lejoi hyrjen e disave prej tyre.
Imami i xhamisë Al-Aksa, Sheikh Yusuf Abu Sneineh në predikimin e tij të xhumasë theksoi rëndësinë e muajit të Ramazanit. Ai u lut për shpëtimin e palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite dhe të gjithë botës islame.
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së pas namazit të xhumasë, palestinezi Arif Tutunju ka uruar mbarësi për Umetin Islam.
Tutunju i cili është gdhendur në memorie me foton e tij para ushtarëve izraelitë rreth 3 vjet më parë, tha: "Përshëndetje për të gjithë vëllezërit e Umetit të Muhamedit, kudo që janë në botën arabe, Türkiye dhe vendet evropiane".
"Unë i uroj të gjithë vëllezërit muslimanë për muajin e Ramazanit. Ramazani është muaji i devotshmërisë, Kuranit, tolerancës, dashurisë dhe vëllazërisë", tha Tutunju i cili ka rrënjë osmane.
Më tej, ai tha: "Unë dërgoj përshëndetje nga xhamia Al-Aksa për të gjithë ata që më shikojnë dhe më dëgjojnë. Allahu ju dhëntë bekimin që të vini në xhaminë Al-Aksa dhe ta falni namazin këtu. Ne jemi të gjithë umeti i Muhamedit".