Politikë
1 minuta leximi
DASh-i për vendimin ndaj Dodikut: Ne e njohim vendim e Gjykatës së BeH-it
"Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo veprim nga krerët lokalë që mund të minojnë sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së”, tha zëdhënësja e DASh-it Tammy Bruce.
DASh-i për vendimin ndaj Dodikut: Ne e njohim vendim e Gjykatës së BeH-it
DASh-i për vendimin ndaj Dodikut: Ne e njohim vendim e Gjykatës së BeH-it
27 Shkurt 2025

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara (ShBA) ka lëshuar një komunikatë pas vendimit të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës të shpallur dje kundër Presidentit entitetit Republika Sërpska (RS) Milorad Dodik.

“Ne e njohim vendimin e Gjykatës së Bosnjës e Hercegovinës kundër Presidentit të Republikës Sërpskës, Milorad Dodik”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce në rrjetin social X.

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës dha një vendim të mërkurën duke dënuar Milorad Dodik me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim nga mbajtja e detyrës së Presidentit të Republikës Sërpska, për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në BeH-it.

"Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo veprim nga krerët lokalë që mund të minojnë sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së”, tha Bruce.

Dodik nuk mori pjesë në shpalljen e aktgjykimit. Në vend të kësaj, ai iu drejtua një tubimi të mbështetësve të tij në Banja Luka, duke fyer gjyqësorin e BeH-së, Përfaqësuesin e Lartë Christian Schmidt, si dhe autoritetet gjermane dhe ato të ShBA-së.

Ai njoftoi se RS-ja do të miratojë ligje që ndalojnë institucionet gjyqësore dhe të sigurisë të BeH-së në territorin e RS-së.

Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us