Sociale
2 minuta leximi
Shqipëri, qendra historike në Rabdisht shpallet pasuri kulturore
Fshati ka një arkitekturë unike me shtëpitë e mbuluara me rrasa guri dhe kalldrëmet e ruajtura mirë.
Shqipëri, qendra historike në Rabdisht shpallet pasuri kulturore
Shqipëri, qendra historike në Rabdisht shpallet pasuri kulturore
8 orë më parë

Këshilli i Ministrave vendosi deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Qendër historike” të një zone në fshatin Rabdisht, në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

Këshilli i Ministrave ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë, të Kulturës dhe të Inovacionit, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkinë Dibër për zbatimin e këtij vendimi, përcaktimin e zonës mbrojtëse dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e saj.

Në fshatin Rabdisht të Peshkopisë, bie në sy arkitektura e veçantë e shtëpive të vjetra.

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore mendojnë se Rabdishti ka vlera të larta të trashëgimisë kulturore në shumë drejtime, si psh: zhvillimin urban të ansamblit; ndërtimet e arkitekturës vernakulare; teknikat tradicionale ndërtimore, që ruhen e do të jenë objekt i studimeve të mëtejshme të IKTK për verifikimin e interesit kulturor.

Rabdishti është një nga zonat më të bukura për nga natyra dhe resurset e saj. Ka një arkitekturë unike me shtëpitë e mbuluara me rrasa guri dhe kalldrëmet e ruajtura mirë.

Rabdishti është i fshehur mes maleve, në anën veriore shtrihet një shkëmb i madh gipsi, në lindje është bjeshka dhe kufiri me Maqedoninë e Veriut, në jug kufizohet me majën e Velivarit, ndërsa në perëndim vetëm 4 km larg shtrihet qyteti i Peshkopisë.

Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us