Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se do t'i japin përgjigje "jashtëzakonisht të fortë" tarifave për të cilat ShBA-ja ka deklaruar se do të fillojnë më 4 mars.
Duke komentuar njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump se tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi siç ishte planifikuar, Trudeau tha se aktualisht janë të fokusuar që të sigurojnë të mos ketë asnjë tarifë më 4 mars dhe periudhën vijuese.
Ai tha se tarifat lidhen me çështjen e fentanilit, për të cilën të dy vendet janë të shqetësuara. Trudeau thekson se Kanadaja nuk është burimi i këtij problemi dhe se kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm si masë paraprake.
"Nëse ndaj Kanadasë vendosen tarifa të padrejta, ne do të përgjigjemi menjëherë dhe jashtëzakonisht fortë", tha ai.
Ndryshe, presidenti i Sh!BA-së, Trump ka deklaruar se fluksi i drogës nga Meksika dhe Kanadaja në ShBA-ja vazhdon dhe ka njoftuar se ndaj këtyre vendeve do të zbatohen tarifa që do të hyjnë në fuqi më 4 mars, siç ishte planifikuar.
Lufta e Kanadasë kundër fentanilit
Qeveria kanadeze ka marrë përsipër angazhime të reja për të caktuar një menaxhues të çështjes, të cilin vendi e ka emëruar si "Car Fentanili", për të luftuar fluksin e drogës, duke njoftuar se do të listojnë kartelet si terroriste, do të ofrojnë mbikëqyrje 24/7 në kufi dhe do të lançojnë një "Forcë të Përbashkët të Veprimit Kanada-SHBA" për të luftuar krimin e organizuar, fentanilin dhe pastrimin e parave.
Kanadaja ka emëruar komisionerin në pension Kevin Brosseau si "Car Fentanili" si pjesë e premtimit të saj për të sfiduar tarifat e SHBA-së dhe për të parandaluar hyrjen e drogës në kufirin e saj.