Sociale
2 minuta leximi
Xhamia më e madhe në Afrikën Perëndimore përgatitet për nisjen e Ramazanit
Në xhaminë senegaleze të Massalikoul Djinane, qilimat dhe dyshemetë u pastruan tradicionalisht, u zëvendësuan altoparlantët dhe sistemi i ndriçimit u rinovua përpara muajit nisjes së muajit të ramazanit.
Xhamia më e madhe në Afrikën Perëndimore përgatitet për nisjen e Ramazanit
Xhamia më e madhe në Afrikën Perëndimore përgatitet për nisjen e Ramazanit
7 orë më parë

Përgatitjet për Ramazanin, muajin e agjërimit mysliman, po përfundojnë në xhaminë Massalikoul Djinane në kryeqytetin e Senegalit, Dakar.

Tradicionalisht, qilimat dhe dyshemetë u pastruan, altoparlantët u zëvendësuan dhe sistemi i ndriçimit u rinovua.

Xhamia Massalikoul Djinane, që do të thotë "rruga për në parajsë" në arabishte, është xhamia më e madhe në Afrikën Perëndimore. Ka një sipërfaqe prej rreth 10 mijë metrash katrorë dhe ka pesë minare me lartësi 80 metra.

Rreth 10.000 besimtarë mund të strehohen në brendësi të saj, si dhe 20.000 në oborrin e xhamisë.

Edhe këtë vit, si çdo vit, gjatë Ramazanit, xhamia do të presë besimtarë të shumtë për falje.

Ramazani fillon sonte në perëndim të diellit, dita e parë e agjërimit është të shtunën më 1 mars, ndërsa Fitër Bajrami është të dielën më 30 mars.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është një nga shtyllat e Islamit dhe një obligim strikt për çdo burrë dhe grua muslimane të rritur, të shëndoshë që është në shtëpi.

Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin islamik. Në atë muaj filloi shpallja e Kuranit, në natën e Kadrit.

Në këtë muaj, muslimanët falin namazet e mbrëmjes në xhami (teravitë), të cilat janë deri në tri herë më të gjata se namazet ditore.

Hidhni një vështrim në TRT Global. Ndani mendimin tuaj!
Contact us